
Presidenti Hashim Thaçi ka falënderuar kreun e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për vëmendjen e shtuar ndaj Kosovës, duke caktuar dhe një të dërguar special si Richard Grenell.
Me këtë rast, Thaçi, përmes një postimi në Twitter, shkruan se ka besimin se me udhëheqjen e Trump dhe punën e ambasadorit Grenell do mund të arrihet dhe marrëveshja përfundimtare me Serbinë.
“Faleminderit President Donald Trump për vëmendjen që ia keni kushtuar Kosovës dhe luftës sonë të përbashkët për të çimentuar paqen në Ballkan. Nën udhëheqjen tuaj dhe punës së shkëlqyer të Richard Grenellit, ne do të arrijmë marrëveshje përfundimtare për njohjen e ndërsjellë ashtu siç përshkruhet qartë në letrën tuaj që më dërguat mua vitin e kaluar”, shkruan Thaçi. (A2 Televizion)