Kosovë, dyshohet për një rast me koronavirus

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2020, 21:22 | Kosova
Kosovë, dyshohet për një rast me koronavirus

Autoritetet shëndetësore kosovare janë vënë në alarm në orët e pasdites së të shtunës pasi një paciente nga Britania e Madhe është paraqitur në Klinikën Infektive në QKUK, nën dyshimet se është prekur nga koronavirusi.

Në një konferencën urgjente të mbajtur para pak çastesh në Klinikën Infektive, ministri Arben Vitia pohoi se bëhet fjalë për një shtetase të huaj, e cila punon në Kosovë, e cila dyshohet se mund te jetë infektuar në një qendër skijimi.

“Ka qenë në një qendër skijimi dhe ajo pasi ka dëgjuar se ka pas persona të infektuar, pasi ka pas një kollë, ajo ka ardhur dhe ka bërë një kontroll dhe rezultatet jemi duke i pritur. Pritet se rreth orës 23:00 dhe 24:00, do të dalin rezultat. Sipas të gjitha gjasave nuk do të ketë rezultate pozitive dhe nuk ka asgjë për t’u frikuar”, tha  Vitia. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/02/08/5-te-prekur-nga-koronavirusi-ne-nje-resort-skish-ne-france-hetime-per-vdekjen-e-mjekut-qe-e-zbuloi/

A2 CNN Livestream

Latest Videos