
Rritja e të ardhurave për frymë, pavarësisht parashikimeve të qeverisë, nuk materializohet në xhepat e të gjithë familjeve shqiptare.
Eksperti për ekonominë, Adrian Civici, shprehet se ekonomia jonë vuan prej vitesh nga përqendrimi i të gjithë aktivitetit në kryeqytet dhe disa zona përreth, duke anashkaluar pjesën tjetër të vendit.
“Ka përqendrim të kapitalit në pjesë të vogël të territorit. Kjo është arsyeja pse një pjesë e madhe e vendit është jashtë dinamikës ekonomike të Shqipërisë. Kështu, vendet e punës në këto zona sjellin pak të ardhura. Duhet krijuar një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse, që është sfidë edhe për vende më të zhvilluara se Shqipëria”, u shpreh Civici. (A2 Televizion)