Kthehet nga Italia në Vlorë, pas emigracionit, investimi në vendlindje për të prodhuar xhin

Nga Edi Ruçi
1 Nëntor 2026, 14:07 | Aktualitet

Për herën e parë në Vlorë prodhohet një pije alkoolike ndryshe. Ardi Drizaj, ka lënë Italinë për të prodhuar Xhin në qytetin e tij.

Vlonjati thotë se gjithmonë ka patur dëshirën për të investuar në vendlindje ndaj zgjodhi që të krijonte një fabrikë të vogël prodhuese.

Ardi Drizaj, tregon edhe mënyrën hap pas hapi se si prodhohet Xhini nga baza fillestare prej alkooli deri në produktin final.

Në rang vendi janë disa fabrika që prodhojnë Xhinin, kryesisht në mënyrë industriale, ndërsa prodhimi i pijes alkoolike artizanale, ku gjithë procesi kryet me dorë, është një mënyrë që nuk është aplikuar shpesh deri më tani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos