Rudina Hajdari thyen heshtjen, duke e nisur reagimin me një situate që nuk e lë të pavarur në veprimet e saj dhe bëhet fjalë pikërisht për historinë dhe familjen që ndikon sa në sjelljen politike të vajzës së Azem Hajdarit edhe në perceptimin publik të saj.
Zonja Hajdari thotë se është konsultuar me personalitete të politikës në BE dhe SHBA, por ende nuk ka vendosur se çfarë do të bëj me mandatin e deputetit.
Ajo, me 8 dhjetor në kulmin e protestës studentore, ishte e para qe beri thirrje për djegien e mandatit, por sot situata është tjetër, sipas saj. Qëndrimin tim do ta bëj publik shumë shpejt, shkruan Rudina Hajdari në Facebook. (A2 Televizion)