Ukrainasit vrasin një tjetër gjeneral të ushtrisë ruse

Nga A2 CNN
8 Mars 2022, 07:24 | Bota
Ukrainasit vrasin një tjetër gjeneral të ushtrisë ruse

Shërbimet e inteligjencës në Ukrainë bëjnë me dije se kanë vrarë gjeneralin rus, Vitaly Gerasimov, gjatë përplasjeve të fundit ushtarake.

Sipas “Kyiv Indipendent” zëvendëskomandanti i Forcave të Përbashkëta Ruse, u vra gjatë luftimeve në rrethinat e Kharkivit, i cili është në qendër të bombardimeve të ushtrisë armike.

Vitaly Gerasimov ishte një figurë e njohur e ushtrisë, i dekoruar nga presidenti Putin për pushtimin e Krimesë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos