Rusia konfirmon vdekjen e Prigozhin

Nga A2 CNN
27 Gusht 2023, 13:28 | Bota
Rusia konfirmon vdekjen e Prigozhin

Komiteti Rus i Hetimeve konfirmoi se sipas rezultatit të testit gjenetik të ADN-së, Ivgjeni Prigozhin është mes 10 trupave, që mbetën viktima të avionit të rrëzuar të mërkurën e shkuar.

Kështu, Rusia zyrtarizon që përpos pikëpyetjeve të ditëve të fundit, trupi i kreut të Wagner, rezulton mes viktimave, siç rezultonte në listën e pasagjerëve të atij fluturimi.

Avioni privat, në emër të Ivgjeni Prigozhin, 62 vjec, u rrëzua më 25 gusht në fluturim, në veriperëndim të Moskës, duke lënë të vdekur të 10 personat në bord.

Menjëherë pas ngjarjes, Kremlini i mohoi akuzat për një komplot të urdhëruar nga Vladimir Putin dhe i quajti këto lajme, spekulime, teksa Perëndimi, beson se pas gjithçkaje ndodh në Rusi, qëndron vetë Presidenti.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/23/vdes-kreu-i-wagner-yevgeny-prigozhin/
https://a2news.com/2023/08/26/prigozhin-duke-u-tallur-me-vdekjen-del-video-e-fundit-e-liderit-te-ndjere-te-wagner/
https://a2news.com/video/vjen-reagimi-i-pare-i-putinit-per-vdekjen-e-prigozhin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos