All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rusia nuk merr pjesë, seanca e parë në Hagë, Ukraina: Putin gënjen, vret civilët

Nga A2 CNN
7 Mars 2022, 15:08 | Bota
Rusia nuk merr pjesë, seanca e parë në Hagë, Ukraina: Putin
All - Paragraf - 1

Rusia nuk mori pjesë në seancën e parë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë për luftën në Ukrainë. Përfaqësuesi i Kievit kërkoi një urdhër emergjent për ndalimin e menjëhershëm të pushtimit. Ndërsa ambasadori rus, Aleksandër Shulgin, sinjalizoi se qeveria e tij nuk ka ndërmend të jetë pjesë e procedurës. Kryegjyqtarja e gjykatës më të lartë të Kombeve të Bashkuara, pati një koment për këtë vendim.

 “Gjykatës i vjen keq për mosparaqitjen e Federatës Ruse në këto procedura verbale”, tha presidentja e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë Joan Donoghue.

All - Paragraf - 3

Përfaqësuesi i Ukrainës, Anton Korineviç, nënvizoi se “fakti që karriget e Rusisë janë bosh, flet shumë”.

“Ata nuk janë këtu në këtë gjykatë të ligjit, por janë në fushëbetejë duke bërë një luftë agresive kundër vendit tim”, tha ai.

Përfaqësuesi i Kievit akuzoi Moskën për abuzim me Konventën për Gjenocid duke përdorur pretendime false të një gjenocidi joekzistent si pretekst të rremë për të justifikuar pushtimin.

All - Paragraf - 6

“Mesazhi im për Rusinë është ky: Le t’i zgjidhim mosmarrëveshjet tona si kombe të civilizuara, të ulim armët dhe na sillni provat”.

Më tej, akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin se po gënjen me pretendimet e tij dhe se civilët në Ukrainë po vriten.

“Rusia duhet të ndalet dhe Gjykata ka një rol për të luajtur në ndalimin e saj. Prandaj populli në Ukrainë, qeveria dhe presidenti Volodymyr Zelensky, ju kërkojnë me respekt, por me urgjencë për të pranuar kërkesën tonë për masa provizore.”

All - Paragraf - 9

Rusia dhe Ukraina janë anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe të dyja shtetet kanë nënshkruar Konventën e Gjenocidit. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos