Rusia: SHBA na shpalli “luftë ekonomike”

Nga A2 CNN
9 Mars 2022, 14:00 | Bota
Rusia: SHBA na shpalli “luftë ekonomike”

Kremlini reagoi të mërkurën pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të ndaluar importimin e naftës, gazit dhe qymyrit rus, duke thënë se ndaj Rusisë ishte shpallur “luftë ekonomike”. Një ditë më parë, Presidenti Joe Biden tha se vendimi i administratës së tij u bë për të shënjestruar “arterien” kryesore të ekonomisë ruse.

https://a2news.com/2022/03/08/shba-vendos-embargo-ndaj-naftes-gazit-dhe-qymyrit-rus/

“Shtetet e Bashkuara pa dyshim kanë shpallur luftë ekonomike ndaj Rusisë dhe po e kërkojnë vetë këtë lutë. Kjo është praktikisht e vërtetë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dimitry Peskov, në një dalje për mediat. I pyetur se çfarë duhet të bënte vendi i tij për të dalë fitimtarë në këtë situatë, Peskov tha se “Rusia dot ë bëjë më të mirën për interesat e saj”.

Perëndimi ka vendosur disa sanksione kundër Rusisë që prej pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt, duke izoluar praktikisht vendin nga financat globale dhe duke goditur Presidentin Vladimir Putin dhe njerëzit më të afërt të tij.

Përgjigja e shefit të Kremlinit ishte duke firmosur një dekret që ndalon eksportin e lëndëve të para. Putin pretendon se qëllimi i vendimit është të garantojnë sigurinë e Federatës Ruse dhe funksionimin e pandërprerë të industrisë. Kabineti rus duhet të vendosë 48 orët e ardhshme se cilat vende do të preken nga masa që do të jetë e vlefshme deri në fund te vitit 2022. Në një deklaratë ditën e mërkurë, (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos