Ministrja e Financave Anila Denaj ka zbuluar dje në mbrëmje në A2 Business Week detaje nga paketa e rimëkëmbjes ekonomike që qeveria do të prezantojë këtë muaj. Plani do të përfshijë një kombinim të investimeve publike, granteve për biznese dhe nxitjen e punësimit, si dhe një rishikim të lehtësive fiskale. Politikat e taksave janë duke u diskutuar me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Ndërkaq ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se qeveria në planin e rimëkëmbjes duhet të ap0likojë ndihmat direkte për bizneset, veçanërisht për sektorin e turizmit, si dhe të bëjë shtryje të pagesës së taksave, kërkesë kjo edhe e komunitetit të biznesit. Në dy paketat e para që janë tashmë në fuqi, qeveria vendosi shtyrjen vetëm të tatim fitimit. Për të diskutuar më shumë lidhur me planin e rimëkëmbjes së qeverisë, sa kanë arritur dy paketat e ndihmës financiare të ndihmojnë qytetarët, bizneset dhe ekonominë dhe gjendjen e përgjithshme në vend, e ftuar në A2 Business, Zana Guxholli, eksperte për ekonominë, zv.rektore në universitetin “Marin Barleti”. (A2 Televizion)
Sa kanë përfituar bizneset nga paketat ekonomike? – A2 Business, 04/06/2020
