Samiti i BE, liderët “rrethojnë” Petkov, Scholz përmend Ballkanin

Nga A2 CNN
23 Qershor 2022, 18:51 | Politikë
Samiti i BE, liderët “rrethojnë” Petkov, Scholz

Liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian u mblodhën në Bruksel për të zyrtarizuar pranimin e Ukrainës dhe Moldavisë si shtete kandidate për anëtarësim.

Këtij zhvillimi dritën jeshile ia dha dhe Parlamenti Europian. Pavarësisht vendimit, do të duhen vite, ndoshta më shumë se një dekadë, për t'u kualifikuar për anëtarësim.

Dhënia e statusit kandidat për Ukrainën është një hap simbolik që sinjalizon synimin e BE-së për të arritur thellë në ish-Bashkimin Sovjetik. Në këtë Këshill Europian, vëmendje pritet t’i kushtohet dhe Ballkanit. Në nisje të punimeve, të gjithë liderët europianë u ndalën tek kryeministri bullgar, Kiril Petkov, ndërsa nuk dihet nëse kanë diskutuar me të për krizën politike pas rënies së qeverisë, apo për heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, gjë e cila do të zhbllokonte negociatat e anëtarësimit edhe për Shqipërinë.

Për këtë çështje foli dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili konfirmoi mbështetjen e tij që vendet e Ballkanit Perëndimor të avancojnë në procesin e anëtarësimit në BE. Shpresë për zhbllokimin e procesit të zgjerimit shprehu edhe Holanda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos