Kriza energjitike në Kosovë, qytetarët protestojnë: Nuk paguajmë ne edhe për veriun

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2021, 20:10 | Kosova
Kriza energjitike në Kosovë, qytetarët protestojnë: Nuk

Dhjetra qytetarë të Kosovës protestuan në Prishtinë kundër ndërprerjes së energjisë elektrike.

Kërkesat e tyre ishin tre: furnizim i rregullt me energji elektrike, shkarkimi i ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe që kompania për shpërndarjen e energjisë t’i kthehet shtetit.

https://a2news.com/2021/12/27/kriza-energjetike-ne-kosove-kurti-kemi-stabilizuar-furnizimin-dhe-thuajse-ska-kufizime/

Fillimisht, qytetarët protestuan pranë kompanisë së shpërndarjes, KEDS, ku qëlluan ndërtesën me llamba. Në pankarta shkruhej: “Ngrohja nuk është komoditet” dhe “KEDS t’i kthehet Kosovës”.

Më pas, protestuesit shkuan dhe pranë godinës së qeverisë. Aty thanë se ndihen të diskriminuar, pasi paguajnë energjinë dhe kanë ndërprerje në furnizim, ndërsa serbët në veri nuk paguajnë dhe subvencionohen nga shteti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos