Sekreti kundër plakjes dhe që zgjat jetën! Është më e thjeshtë se sa mendoni

Nga A2 CNN
19 Maj 2023, 10:43 | Lifestyle
Sekreti kundër plakjes dhe që zgjat jetën! Është

A mundet një lëvizje e thjeshtë, e lehtë, e shpejtë, e bërë pothuajse kudo, të sigurojë shëndet më të mirë dhe jetë më të gjatë? Po, thonë ekspertët, të cilët po e kthejnë sërish vëmendjen te një tregues i vjetër i njohur i shëndetit të mirë: hidratimi.

Sipas gjetjeve të një studimi të ri nga Instituti Kombëtar i Shëndetit të SHBA-së, i publikuar në eBioMedicine, të rriturit që e mbajnë veten të hidratuar duket se janë më të shëndetshëm, kanë më pak rrezik për sëmundje kronike si sëmundjet e zemrës ose të mushkërive dhe jetojnë mesatarisht më gjatë se ata që nuk konsumojnë sasi të mjaftueshme të lëngjeve.

Autorët e studimit vënë në dukje gjetjet e hulumtimit, sipas të cilave afërsisht gjysma e njerëzve në mbarë botën nuk konsumojnë sasitë e rekomanduara të ujit në ditë.

Sipas Akademive Kombëtare të Mjekësisë, gratë duhet të konsumojnë të paktën 6-9 gota në ditë (1,5-2,2 litra). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos