Sekuestrohen mbi 77 mijë franga zvicerane në Morinë

Nga A2 CNN
5 Korrik 2020, 19:37 | Kronikë

Policia ka bërë të ditur se një sasi prej 77160 frangash zvicerane janë sekuestruar në doganën e Morinës.

Sipas policisë, pas analizës së riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin B. F.  Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën në çantën personale të shtetases R. B., pasagjere, 77160 franga zvicerane të padeklaruara nga ana e tyre, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Kukës bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve B. F., 35 vjeç, banues në Kavajë dhe R. B., 27 vjeçe, banuese në Ndroq, Tiranë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos