
Një person ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur në rrugën e Zallbastarit, njoftoi Policia.
Sipas saj, në në vendin e quajtur “Rrapi”, një mjet ka dal nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri në mjet shtetasi G.M., 24 vjeç, ndërsa drejtuesi i mjetit shtetasi K.M., 26 vjeç, është dërguar menjëherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)