“Ne angazhohemi së bashku, për të siguruar zbatimin e plotë të angazhimeve përkatëse në fushën e personave të zhdukur, për të siguruar akses të plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që ndihmojnë në gjetjen dhe identifikimin e personave të humbur të mbetur brenda periudhës kohore 1 janar 1998-31 dhjetor 2000. Kjo përfshin angazhimin e të dyja palëve, të rëndësishme për këtë kontekst, të vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin vendas dhe ndërkombëtar me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur të mbetur”. Ky është dokumenti që u pranua sot në Bruksel nga pala serbe në takimin që në fakt, në rend të ditës, kishte pikërisht çështjen e të zhdukurve dhe më pas atë të draftit të asociacionit. Por, nga ajo që lexohet merr rëndësi momenti kur Serbia pranon të hapë arkivat e saj. Në një lidhje Skype me “Ditarin”, në A2 CNN, ishte zoti Bekim Blakaj nga Prishtina, për të folur pikërisht për këtë çështje, si nga më të rëndësishmet për Kosovën. (A2 Televizion)
Serbia pranon të hapë arkivat për të zhdukurit në Kosovë
