Serbia: Sierra Leone tërhoqi njohjen e Kosovës

Nga A2 CNN
3 Mars 2020, 12:43 | Kosova
Serbia: Sierra Leone tërhoqi njohjen e Kosovës

Serbia vazhdon me fushatën kundër Kosovës, pavarësisht thirrjeve të shumta nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të frenuar diçka të tillë.

Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç pretendon se Sierra Leone, një shtet në Afrikën Perëndimore, ka tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës duke u bërë shteti i 18 që vepron në këtë mënyrë. Për këtë, shefi i diplomacisë serbe paraqiti dhe prova konkrete. “Me kënaqësi të veçantë po ju tregoj këtë deklaratë të Ministrisë së Jashtme që njofton se Sierra Leone po tërheq njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe do të respektojë rezultatin e dialogut, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara”, tha Daçiç.

Daçiç tha më tej se me gjendjen aktuale ka ndryshuar raporti i shteteve anëtare të OKB-së që njohin Kosovën. Sipas tij vetëm 92 shtete mbështesin pavarësinë, ndërsa 96 janë kundër dhe 5 vende të tjera kanë një qëndrim të ndryshueshëm, por që nuk do të votojnë për Kosovën. Më herët presidenti, Aleksandër Vuçiç paralajmëroi tërheqjen e njohjes duke thënë se respekton Brukselin dhe Uashingtonin por nuk pohoi të frenonte fushatën kundër Kosovës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos