Sërfi është pasion, që nuk ndalet as para dallgëve 10 metra të larta. Me përkeqësimin e motit në plazhet e Sidneit, disa guximtarë kanë shpërfillur paralajmërimet e autoriteteve dhe kanë shfrytëzuar situatën për të nxjerrë maksimumin nga sporti i tyre i preferuar. Gjendja e motit në jug të Australisë nuk pritet të përmirësohet në ditët në vijim, por pavarësisht kësaj, duket e vështirë që sërfistët të ndalojnë. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )