Plazhet në Shqipëri mbledhin gjithnjë numrin më të madh të pushuesve. Përgjatë një vije bregdetare, që shtrihet nga Velipoja e deri në skajin më jugor, vendi ynë ka disa specifika, që lidhen me sigurinë në plazhe. Por, si është situata këtë vit? A ka mjaftueshëm të rinj, të cilët janë të kualifikuar e certifikuar për të dhënë ndihmë në bregdet? Dhe a kanë arritur strukturat mikëpritëse të përmbushin kërkesën për staf? Për këtë folëm me Erdit Gegën, President i Federatës Shqiptare “Vrojtuesit e plazhit dhe shpëtimit në ujë” dhe me Rrahman Kasën, kryetar i Unionit Turistik Shqiptar. (A2 Televizion)
Sezoni i ri turistik, siguria në plazhet publike dhe private
