
Një grup prindërish shqiptarë, të cilët deklarojnë se nuk kanë lidhje partiake, kanë nisur një peticion drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë, ku kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, si dhe krijimin e një qeverie tranzicioni.
Përmes këtij peticioni, nismëtarët kërkojnë mbajtjen e përgjegjësisë politike për skandalet e korrupsionit që, sipas tyre, kanë përfshirë ministra, zëvendëskryeministra dhe drejtues të institucioneve të larta shtetërore.
Një tjetër kërkesë lidhet me dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, të cilin nismëtarët e peticionit e konsiderojnë përgjegjës politik për veprimtarinë e Policisë së Shtetit dhe për rastet e dhunës së ushtruar nga disa punonjës të saj ndaj protestuesve.
Pika e tretë e peticionit parashikon krijimin e një qeverie tranzicioni me mandat të qartë dhe të kufizuar. (A2 Televizion)