Shqipëria, “vendi mik” në Torino

Nga A2 CNN
22 Maj 2023, 08:53 | Aktualitet

Për herë të parë, Shqipëria ishte "vend mik" në Sallonin Ndërkombëtar të Librit në Torino, një ndër panairet më të mëdha të librit në botë. Në sallën "Albania" kishte rreth 40 aktivitete, prezantime e tryeza me emrat më në zë të letrave shqipe: si Lea Ypi, Ornela Vorpsi, Enkel Demi, Fatos Kongoli, Ylljet Aliçka, Stefan Çapaliku, Rita Petro e shumë të tjerë. Në qendër një shkëmb që i hapet botës përmes letërsisë, frymëzuar nga “Kronikë në gur”, një vepër nga arkitektët Matilda Pando dhe Ergys Krisiko. Më shumë na tregoi botuesja Vasilika Tafa, e cila ishte e ftuar në studion e “Dita Jonë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos