Kanë rinisur tensionet dhe përplasjet e forta mes protesutesve dhe efektivëve të policisë, gjatë protestës që sot shënon ditën e 7 radhazi.
Protestuesit qëndronin të ndarë në dy grupe, njëri pranë Kryeministrisë dhe tjetri te Parku Rinia. Pas mbërritjes së të rinjve të maskuar, të cilët u vendosën në krye të protestës, turma u zhvendos drejt Kryeministrisë për t’u bashkuar me grupin tjetër.
Policia ndërhyri duke hedhur gaz lotsjellës, çka shkaktoi tërheqjen e protestuesve. Mandej, turma u drejtua për nga korposi i ministrive, pranë sheshit “Skënderbej”.
Në afërsi të godinës së Ministrisë së Brendshme pati konfrontim, ku protestuesit qëlluan me gurë dhe “blutë” u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe zhurmuese. Sakaq, mbi tarracën e Ministrisë së Brendshme mund të shiheshin të pozicionuar edhe forcat e Gardës së Republikës. (A2 Televizion)