Kjo është java kur e gjithë bota ndryshoi. U mbyllën shkolla, institucione, qendra tregtare, nuk ka transport rrugor, ajror apo detar. U ndaluan të gjitha aktivitetet sportive, kulturore, politike apo ekonomike. U mbyllën edhe kufijtë mes shteteve. Për herë të parë, e gjithë bota po përjeton të njëjtën sfidë. Nuk po jetojmë duke u fshehur, por duke u mbrojtur nga një e keqe e madhe. Fjala kyçe për t’i bërë ballë kësaj të keqeje është parandalimi. Nëse do të ndërgjegjësohemi dhe të gjithë do të zbatojmë urdhrat e vendosura nga autoritetet, atëherë do t’ia dalim. Kjo që po ndodh është një goditje e madhe për të gjithë botën, por më parë se të bëjmë bilancet, është mirë të ndalim të keqen. (A2 Televizion)
Sfida me koronavirusin
