Sfida në Nation League, Izraelin e lë avioni, udhëtimi drejt Tiranës nisi keq

Nga A2 CNN
10 Qershor 2022, 08:53 | Futboll
Sfida në Nation League, Izraelin e lë avioni, udhëtimi drejt

Episod i pazakontë, përpara ndeshjes së kësaj të premteje, ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit. Rivalët e radhës së kuqezinjve, mbërritën me vonesë në Tiranë dhe arsyeja lidhej me avionin e prenotuar për transfertën.

Skuadra izraelite u detyrua të priste për më tepër se dy orë në bordin e mjetit dhe më pas zbriti. Kjo pasi avioni ishte i vogël dhe nuk e përballonte kapacitetin e të gjithë skuadrës dhe bagazheve të nevojshme për ndeshjen e Ligës së Kombeve.

https://a2news.com/2022/06/10/sot-luan-kombetarja-ndaj-izraelit-per-te-marre-kreun-e-grupit/

Pritja përfundoi vetëm pasi avioni u ndryshua, ku shumë lojtarë pohuan se diçka e tillë nuk u kishte ndodhur asnjëherë më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos