Sfidat e planifikimit familjar, çiftet shqiptare ende larg metodave moderne, ndikohet lindshmëria

Nga A2 CNN
17 Gusht 2021, 18:08 | Sociale
Sfidat e planifikimit familjar, çiftet shqiptare ende larg metodave

Në Shqipëri, planifikimi familjar vijon të mbetet një sfidë e cila u theksua edhe më shumë nga pandemia duke ndikuar te lindshmëria dhe e ardhmja socio-ekonomike dhe demografike e vendit.

Dorina Toçaj, analiste e Programit të Shëndetit Riprodhues dhe Rinisë në Fondin e Kombeve të Bashkuara për Popullatën, teksa vlerëson metodat moderne të planifikimit familjar, thotë se ato aplikohen shumë pak te çiftet shqiptare. “61% e popullsisë ka kërkesë, vetëm 6% e plotëson përmes metodave moderne”, thotë ajo.

Pasiguria për të ardhmen, shtimi i papunësisë dhe varfërisë renditen ndër shkaqet që shpeshherë sjellin devijim nga planifikimi familjar.

“Duhen shumë masa për t’u marrë që një çift të ndihet i ndihet i fuqizuar. Duhet të investojmë në fuqizimin e grave, barazinë gjinore. Janë shumë çështje që duhen marrë në konsideratë nëse duam që një çift të planifikojë një familje të shëndoshë. Por ndoshta këto pasiguri i bëjnë çiftet që gjithmonë e më shumë familje me një fëmijë, ose asnjë fëmijë”.

Ndonëse ende nuk ka një korrelacion të qartë në shifra mes planifikimit familjar, varfërisë së familjeve dhe ndikimit në shoqëri, zbatimi i një strategjie të mirëfilltë sipas studimeve do sillte një të ardhme më premtuese për familjet dhe vendin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos