
Vendlindja e poetit Aleksandër Stavre Drenovës, i njohur si Asdreni, fshati Drenovë shumë pranë qytetit te Korçës në këto ditë të nxehta vuan mungesën e ujit të pijshëm në çezmat e tyre. Banoret përpiqen të mbushin ujë me ç’të munden për të kryer nevojat e tyre të përditshme.
Më e theksuar mungesa e ujit bëhet pikërisht në kohën kur në fshat kthehen emigrantët dhe vijnë të afërm të banorëve vendas, të cilët shprehen të zhgënjyer.
Në Drenovë është investuar për rrjetin e ri të ujësjellësit, por sërish uji është me orare të pakta. Banorët shprehen se paguajnë të gjitha taksat dhe detyrimet, por uji u mungon.
Sipas ekspertëve një prej arsyeve të mungesës së ujit në Drenovë është edhe mungesa e sistemit vaditës të tokave dhe banorët përdorin ujin e pijshëm për të vaditur bimët. (A2 Televizion)