
Besim Shaupi ruan një nga trashëgimitë më të çmuara të familjes së tij. Në një godinë të vjetër, ndodhet mulliri i fshatit të Lumasit. Edhe pse ka kaluar një shekull, familja Shaupi është kujdesur që ai të jetë ende në gjendje pune.
Mulliri vihet në punë vetëm nëpërmjet ujit. Fuqia shtytëse e tij zëvendëson energjinë elektrike dhe ruan një nga traditat e shumë familjeve shqiptare. Cilësia e miellit që del nga ky mulli është mjaft e mirë, ndaj edhe banorët e zonës nuk e tradhëtojnë punishten e vogël të fshatit.
Besim Shaupi nuk është në gjendje financiare për të rregulluar çatinë që pikon, apo të shtrojë dyshemenë. Fitimet nga bluarja e drithrave janë të vogla dhe 68-vjeçari e ka të vështirë ta ruajë për shumë kohë nga kushtet atmosferike. (A2 Televizion)