"Ziçishti fest’’, promovohen traditat dhe produktet e zonës së Devollit

Nga A2 CNN
14 Gusht 2021, 15:37 | Sociale
"Ziçishti fest’’, promovohen traditat dhe produktet e

Me qëllim promovimin e zonës dhe hedhjen e hapave të para të agroturizmit në zonën e Devollit, bashkia e këtij qyteti ka nisur organizimin e festave lokale që promovojnë traditat e fshatrave të Devollit. Duke nisur me gatimet tradicionale, veshjet popullore të zonës, zahiretë e bëra në kushte shtëpie e mbi të gjitha vallet popullore ishin pjesë e organizimit në fshatin Ziçisht.

Pjesëmarrësit në panair shprehen të kënaqur, pasi panaire të tilla ndikojnë në rritjen e shitjeve për ta dhe njohjen e produkteve përtej zonës së tyre.

Për kryetarin e Bashkisë Eduard Duro, Devolli është duke hedhur bazën e Agroturizmit jo vetëm me festa të tilla por edhe me investimet që po kryhen.

Festa e Ziçishtit ka bërë bashkë prodhues, fermerë dhe artizanë nga gjithë Devolli, kjo edhe si një formë për të festuar së bashku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos