
Presidenti Donald Trump deklaroi publikisht disa ditë më parë një plan masash të jashtëzakonshme për të përballuar pasojat shkatërruese për shëndetin dhe ekonominë amerikane nga përhapja e koronavirusit.
Një plan masash, ku presidenti do t’i apelohet edhe disa ligjeve të përdorura vetëm në kohë lufte, që si rezultat mund të mundësojnë një paketë financiare që kalon 1 trilion dollarët.
Një shifër “monstër”, edhe për një gjigant ekonomik si Shtetet e Bashkuara, e padëgjuar as kur në vitin 2009 kriza financiare e nisur nga kompania Lehman Brothers mendohej që do t’i jepte një goditje vrastare ekonomisë globale.
Janë gjithsesi të shumtë ata që pyesin sesi është mundur që një faturë e tillë të jetë e përballueshme për një shtet që, sado i fuqishëm , ka zyrtarisht 23.5 trilion dollarë borxh.
Kjo është shifra që del në statistikat zyrtare. Praktikisht, 71 mijë euro për çdo banorë në SHBA, përfshirë fëmijët. Jo vetëm, por bëhet fjalë që është pothuajse dyfishuar këto 10 vite, ku tre trilionët e fundit i përkasin administratës Trump.
Por Shtetet e Bashkuara e përballojnë këtë gjendje. Në radhë të parë, sepse pjesë e borxhit, 6 miliardë, i është dhënë disa agjencive amerikane pra, siç thotë ekonomisti William Lastrapes, “është si t’i kesh borxh bashkëshortes”.
Por arsyeja tjetër ka të bëj me një vend ku ekonomia, para ditëve të fundit të mbushura me frikë, ecën mirë, dhe taksat paguhen pothuajse rregullisht.
Thesari amerikan, që shet shpesh herë obligacione për të financuar deficitin, në këtë pikë duhet thjesht të balancoi situatën në një qasje afatgjatë, dhe të mos të përqendrohet tek një kohë e shkurtër si mund të jetë një vit kalendarik.
Në rast krizash si kjo e koronavirusit, kostot e huasë janë edhe më të ulëta, në mos zero, gjë që mund të lejojë administratën amerikane të përqendrohet në ndihmën ndaj popullsisë së prekur në shëndetin e tyre dhe në financat, duke menduar më vonë për ekuilibrat e buxhetit. (A2 Televizion)