Shtetet e Bashkuara të Amerikës nxisin hetim për raportimet e ndërhyrjeve në sistemin TIMS. I ngarkuari me punë në Tiranë, Mc Dowell takoi ministrin e Brendshëm Taulant Balla dhe shprehu gatishmërinë ta mbështesin Ministrinë dhe Policinë e Shtetit në një hetim të tillë. Në njoftim bie në sy shqetësimi për të dhënat sensitive, përfshirë dhe të qytetarëve amerikanë në Shqipëri. (A2 Televizion)
SHBA nxit dhe ofron ndihmë për hetimin e ndërhyrjeve në TIMS, i ngarkuari me punë takon Ballën
