
Moska po intensifikon përpjekjet për të vrarë drejtues të sektorit evropian të mbrojtjes.
Ky është alarmi i ngritur nga agjencitë perëndimore të inteligjencës, i cili ka nxitur kompanitë të shtojnë masat e sigurisë për drejtuesit e tyre të nivelit të lartë.
Vrasjet e personave civilë në Evropë, dikur të konsideruara tabu edhe nga agjencitë ruse të spiunazhit, po zënë një vend gjithnjë e më të rëndësishëm në këto plane.
Sipas Financial Times, i cili ka folur me zyrtarë të pesë agjencive të ndryshme të inteligjencës, drejtuesit ekzekutivë (CEO) dhe punonjës të tjerë të nivelit të lartë janë kthyer në objektiva të agjentëve të Kremlinit.
Sipas burimeve, në shënjestër janë edhe drejtuesit e kompanive më të vogla, veçanërisht ata të bizneseve që merren me prodhimin e dronëve ose të komponentëve të tyre.
“Shkalla e kërcënimit në Evropë është rritur. Si ndaj pronave, ashtu edhe ndaj njerëzve”, deklaroi një zyrtar i lartë.
(A2 Televizion)