
Zëvendësministri serb Ivica Daçiç deklaroi gjatë një tubimi zgjedhor se “flamuri serb do të valvitet mbi Prizren”.
Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, i cili u shpreh se një rrugë e tillë të çon drejt luftës dhe jo drejt BE-së.
Po ashtu Roth thekson se Brukseli nuk duhet të japë më para për Beogradin.
“E mjera Serbi! Ivica Daçiç dëshiron që flamuri serb të valvitet mbi Prizren. Pretendimet territoriale ndaj një vendi fqinj më lënë pa fjalë. Votuesit serbë duhet ta dinë se për çfarë po vendosin më 25 tetor. Kjo rrugë çon drejt luftës, jo drejt Bashkimit Evropian. Më nuk duhet të ketë para nga BE-ja për Serbinë”, ka shkruar ai në platformën "X". (A2 Televizion)