Përmbytjet e rrëmbyeshme godasin Nepalin, shemben shtëpi e ura, 5 të zhdukur

Nga A2 CNN
11 Tetor 2026, 13:07 | Bota

Përmbytjet e rrëmbyeshme godasin Nepalin, shemben shtëpi e ura, 5

Përmbytjet e rrëmbyeshme kanë goditur Nepalin qendror, duke marrë me vete shtëpi e ura, si dhe duke dëmtuar një projekt hidroenergjetik përgjatë një lumi.

Ushtria njoftoi të dielën se kishte shpëtuar 49 persona nga zonat e prekura, ndërsa pesë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, konfirmoi zyrtari më i lartë i distriktit.

Dyshohet se përmbytjet u shkaktuan nga një rrëshqitje dheu në rrjedhën e sipërme të lumit Budhi Gandaki, në distriktin Gorkha.

Si pasojë e vërshimit të ujit, janë shkatërruar katër ura dhe disa banesa, ndërsa përmbytjet kanë marrë me vete edhe një kamp në zonën ku po zhvillohet një projekt hidroenergjetik përgjatë lumit.

Nepali vijon përpjekjet për t'u rikuperuar nga përmbytjet katastrofike dhe rrëshqitjet e dheut që goditën dy muaj më parë qytetet kufitare me Tibetin.

Fatkeqësia shkatërroi mijëra banesa dhe infrastrukturë jetike energjetike, ndërsa la mijëra persona të vdekur ose të zhdukur.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos