Rastësisht apo qëllimisht qyteti i Elbasanit ka qenë një skenë e madhe sot ku ambasadorja amerikane Yuri Kim ka gjetur mundësinë të takojë pothuaj të gjithë drejtuesit lokalë të partive PS-PD-LSI dhe Nisma Thurje. Teksa po sot po diskutohej për disa emra të listës për deputet që duhet të kandidojnë apo jo, zonja Kim e ka shtyrë edhe më tej këtë debat kur tha se SHBA pret skualifikime nga listat e kandidatëve, tashmë që ato ndodhen nën filtrin e KQZ. (A2 Televizion)
SHBA pret skualifikime, ambasadorja Kim flet për listat dhe kandidatin Doshi
