Në një video të postuar në “Facebook”, Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi se të tjera raste të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve shqiptarë, të padëshirueshëm në Shtetet e Bashkuara, do të bëhen publike së shpejti. Këtyre zyrtarëve u ndalohet hyrja në SHBA për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni. Për të na folur më shumë mbi këtë instrument të amerikanëve, ishte i ftuar në Dita Jonë kryeredaktori i BIRN, Besart Likmeta. (A2 Televizion)
SHBA shpalli listën e zyrtarëve shqiptarë “non grata”, Likmeta: Mesazh i qartë për politikën
