Ministrja e Shëndetësisë viziton në spital të lënduarit gjatë protestës së sotme

Nga A2 CNN
15 Tetor 2026, 23:34 | Sociale

Ministrja e Shëndetësisë viziton në spital të

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, vizitoi pak minuta më parë të lënduarit gjatë protestës së sotme, të cilët po marrin trajtim në Spitalin Universitar të Traumës.

Ministrja u informua mbi gjendjen e tyre shëndetësore, përfshirë atë të efektivit të Policisë, i cili i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale të suksesshme dhe do të vijojë trajtimin nën kujdesin intensiv.

Ndërsa protestuesja E.P. paraqitet aktualisht në parametra shëndetësorë të qëndrueshëm dhe po ndiqet në dinamikë nga ekipi mjekësor.

Gjatë protestës së sotme, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur gjithsej 40 persona të lënduar, të cilët kanë marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Ekipi mjekësor multidisiplinor ka trajtuar 14 protestues. Katër të mitur kanë marrë trajtimin e nevojshëm në prani të psikologut klinik.

Nga 26 efektivët e Policisë të paraqitur dhe trajtuar në SUT, dy prej tyre vijojnë të qëndrojnë në spital.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos