SHBA tejkalon 29 milionë raste të konfirmuara me Covid-19

Nga A2 CNN
8 Mars 2021, 18:18 | Bota
SHBA tejkalon 29 milionë raste të konfirmuara me Covid-19

Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 29,000,012 raste totale të Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 525,046 njerëz që kanë humbur jetën nga Covid-19, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Universiteti Johns Hopkins regjistroi rastin e parë të Covid-9 në Shtetet e Bashkuara më 21 janar 2020

97 ditë më vonë, më 27 Prill, 2020, SHBA arrin 1 milion raste

103 ditë më vonë, më 8 gusht 2020, SHBA arrin 5 milionë raste

92 ditë më vonë, më 8 nëntor 2020, SHBA arrin 10 milionë raste

29 ditë më vonë, më 7 dhjetor 2020, SHBA arrin 15 milionë raste

24 ditë më vonë, më 31 dhjetor 2020, SHBA arrin 20 milionë raste

23 ditë më vonë, më 23 janar, SHBA arrin 25 milionë raste

7 ditë më vonë, më 30 janar, SHBA arrin 26 milionë raste

8 ditë më vonë, më 7 shkurt, SHBA arrin 27 milionë raste

14 ditë më vonë, më 20 shkurt, SHBA arrin 28 milionë raste

16 ditë më vonë, më 8 mars, SHBA arrin 29 milionë raste

Të paktën 20 vende të tjera kanë raportuar më shumë se 1 milion raste në total nga Covid-19, sipas Universitetit Johns Hopkins.

India dhe Brazili kanë mbi 11 milionë raste,

Rusia dhe Britania e Madhe kanë mbi 4 milionë raste,

Franca, Spanja dhe Italia kanë mbi 3 milionë raste të përgjithshme,

Turqia, Gjermania, Kolumbia, Argjentina dhe Meksika kanë mbi 2 milionë raste të përgjithshme,

Polonia, Irani, Afrika e Jugut, Ukraina, Indonezia, Peruja, Republika Çeke dhe Hollanda kanë mbi 1 milion raste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos