Përtej sfidës Trump-Biden, zgjedhjet në Amerikë kanë prodhuar edhe histori paralele që gjithsesi mundë të kujtohen në librat e historisë. Një prej tyre është zgjedhja si senatore e shtetit të Delauer, 30-vjeçares Sarah McBride.
Por nuk do të jetë përqindja e fitores me rreth 90% të votave, praktikisht një plebishit, gjëja që do të kujtohet në vitet në vijim për Mc Bride. Ajo do të kujtohet si transgjinorja e parë që do të mbajë postin e senatores në Shtetet e Bashkuara.

Ajo është një aktiviste e shquar e kauzës LGBTQ dhe mbështetësja më e fortë e ligjit që pengon çdo formë diskriminimi gjinor, por edhe të disa ligjeve në mbështetje të sistemit shëndetësor dhe mbrojtja e të miturve. (A2 Televizion)