Shembja e banesave, tension në Shkozë. Policia përplaset me banorët

Nga A2 CNN
16 Tetor 2019, 17:26 | Aktualitet

Paraditen e së mërkurës, në Shkozë, policia dhe banorët e zonës janë përplasur për aksionin e prishjes së banesave. Gazetarja e A2 Ornela Joti raportoi se mëngjesin e sotëm u lajmëruan 3 familje që do t’i shembeshin shtëpitë. Sipas banorëve, një fadromë e shoqëruar me forca të shumta policore mbërriti në orën 07:30. Një prej tyre deklaroi për A2 se “çdo dy ditë vijnë punëtorët, pa vendim për të liruar shtëpinë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos