
11 persona të lënduar gjatë protestës së sotme në Tiranë janë paraqitur në Spitalin Universitar të Traumës.
Sipas përditësimit të orës 18:45 të Ministrisë së Shëndetësisë mes të lënduarve janë 6 protestues, përfshirë 3 të mitur, 3 efektivë policie dhe 2 kalimtarë.
Aktualisht, në urgjencën e SUT ndodhen 2 protestues, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po i nënshtrohen ekzaminimeve, si dhe një efektiv policie, gjithashtu në gjendje të mirë shëndetësore. (A2 Televizion)