
Shembja e papritur e një dige në shtetin e Nilit Blu në Sudan shkatërroi më shumë se 600 banesa dhe përmbyti një sipërfaqe shumë të madhe toke.
Sipas mediave vendase, diga e qytetit Bout mban më shumë se 5 milionë metra kub ujë dhe furnizohet nga lumenjtë që rrjedhin nga malet Al Angsana. Ajo përdoret si në bujqësi ashtu edhe për furnizimin me ujë të pijshëm.
Shkaqet e kësaj katastrofe janë ende të paqarta, ndërkohë që autoritetet ende nuk japin detaje nëse ka pasur viktima, pasi shumë banorë u gjetën të papërgatitur në momentin kur uji i dalë me furi prej digës rrethoi shtëpitë e tyre. (A2 Televizion)