Shiriti i Ronaldos ndaj Serbisë shitet për 50 mijë paund, paratë do të shkojnë për kurimin e një fëmije

Nga A2 CNN
3 Prill 2021, 12:27 | Futboll
Shiriti i Ronaldos ndaj Serbisë shitet për 50 mijë paund,

Pas një vendimi të arbitrit duke mos akorduar një gol për ekipin e Portugalisë ndaj Serbisë, ylli portugez Cristiano Ronaldo protestoi duke u ndëshkua edhe me karton. Ronaldo hodhi në fushë shiritin e kapitenit. Një veprim që bëri xhiron e botës.

Një zjarrfikës e mori shiritin e kapitenit dhe e nxori atë në ankand, aty ku u shit për rreth 50 mijë paund. Shiriti u ble nga një kompani bastesh.

Këto fonde do të shkojnë për të paguar trajtimin e një djali gjashtë muajsh serb, Gavrilo Djurdjevic. Sipas raporteve serbe, fëmija i vogël ka atrofi muskulore kurrizore dhe trajtimi që ai kërkon do të kushtoje mbi 2 milionë euro, për të cilin po mbahet një fushatë e madhe për mbledhjen e fondeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos