Deputetët e opozitës kërkuan shtyrjen e mandatit të Komisionit Hetimor për Presidentin Ilir Meta pezullimin e veprimtarisë së tij deri në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese për të mos krijuar vakum institucional dhe mbërritjen e mendimit përfundimtar të Komisionit të Venecias. Kreu i komisionit Ulsi Manja, pranoi kërkesën e deputetëve për pritjen e përfundimeve të Komisionit të Venecias, por e quajti të pabaza pretendimet e tyre për të ndërprerë hetimet për Presidentin. (A2 Televizion)
Shkarkimi i Metës, diskutohen hapat e hetimit parlamentar
