Katër kulla ftohëse të një termocentrali në Knottingley janë kthyer në gërmadha pas një shpërthimi të kontrolluar.
Ato janë pjesë e rëndësishme e historisë së industrisë së energjisë në Britaninë e Madhe, por edhe më gjerë, pasi ky është termocentrali i parë në Europë që ka gjeneruar energji elektrike nga 500 megavat.
Rreth 140 shtëpi u evakuuan nga zona që rrethonte stacionin e energjisë, ndërsa njerëzit nuk e humbën mundësinë të filmonin momentin e shkatërrimit të kullave.
Ky stacion ishte hapur në vitin 1966. (A2 Televizion)