
4 të rinj, dy prej të cilëve minorenë, humbën jetën në një aksident rrugor, mëngjesin e së dielës, në autostradën 121, Paterno-Catania.
4 viktimat udhëtonin në një makinë Seat Leon, që drejtohej nga një 48 vjeçar, i cili mbeti i plagosur në aksident. Për shkaqe ende të panjohura, makina doli nga rruga dhe u përplas me mbajtëset e hekurit në anë të rrugës.
Sipas të dhënave të para, 4 të rinjtë e kishin kaluar natën në diskotekë dhe ishin duke u kthyer në banesë. Drejtuesi i mjetit është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë. (A2 Televizion)