Qyteti i Nju Jorkut është zgjuar me sirenat e policisë sot në mëngjes, pas një shkëmbim zjarri që la të vdekur 4 persona dhe të lënduar e të tjerë në një klub të Broolkyn.
Fillimisht u mendua për një konflikt mes bandash, por autoritetet tashmë besojnë se bëhet fjalë për një sherr tragjik mes lojtarësh pokeri.
Trupat e viktimave ishin ende të mbuluar me letrat e bixhozit, kur u gjetën nga policia. Klubi me sa duket organizonte në një pjesë të saj private edhe disa turne ilegale pokeri.

“Ka një epidemi dhune me armë zjarri në qytet”, thotë ndërkohë kryebashkiaku Bill De Blasio, i cili po përjeton masakrën e dytë në një jave, ku disa ditë më parë një i pastrehë vrau 4 të tjerë.
Një tjetër tragjedi u shmang po sot në Pelham, të New Hampshire, ku një person filloi të shtinte me armë në një kishë protestante, por që mrekullisht u bllokua nga forcat e rendit para se të qëllonte te të pranishmit e shumtë. (A2 Televizion)