Shkëlqejnë shqiptarët. Bakaj, Lenjani dhe Balaj protagonistë

Nga A2 CNN
2 Shtator 2019, 11:56 | Futboll
Shkëlqejnë shqiptarët. Bakaj, Lenjani dhe Balaj protagonistë

Fundjavë e mbushur me gola ishte kjo që sapo lamë pas për futbollistët e kombëtares shqiptare.

Mbrojtësi Ermir Lenjani ishte protagonist në fitoren 1-0 të Sionit përballë Thunit në kampionatin zvicerian. Lenjani realizoi mjaft bukur golin e vetëm të takimit në minutën e 17, duke i dhuruar skuadrës fitoren e katërt me radhë.

Elis Bakaj shënoi gjithashtu golin e fitores për Shaktar Soligorskin në javën e 20 të kampionatit bjellorus. Edhe pse mesfushori shqiptar nuk ndalet së shënuari, ftesa në përfaqësuese është harruar prej kohësh.

Rrugën e rrjetës e gjeti edhe bomberi kuqezi Bekim Balaj. Sulmuesi shkodran shënoi në fund për skuadrën e tij Sturm Graz që fitoi 2-1 përballë Altachit në kampionatin austriak.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos