Bale shkëlqen, mbrojtja “ngel në klasë”

Nga A2 CNN
2 Shtator 2019, 08:38 | Futboll
Bale shkëlqen, mbrojtja “ngel në klasë”

Real Madrid barazoi 2-2 në transfertën ndaj Villarreal, duke humbur dy pikë të tjera në kampionat, pasi më parë barazoi në “Santiago Bernabeu” ndaj Valladolid.

Gerard Moreno i dha epërsinë “Nëndetëses së verdhë” pas një gabimi të Sergio Ramos, megjithatë në sekondat e fundit të pjesës së parë Reali barazoi me Bale, që realizoi një gol që erdhi nga një aksion fantastik i madrilenëve.

Villareali kaloi sërish në epërsi me Moi Gomez në minutën e 75, por në minutën e 86 Bale barazoi shifrat pas një aksioni individual.

Në sekondat e fundit uellsiani mori dy kartonë të verdhë pas dy ndërhyrjeve të panevojshme. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=ELhBANyogu4

A2 CNN Livestream

Latest Videos