
Ante Rebic është përfundimisht një lojtar i Milanit.
Sulmuesi kroat, i cili ishte i huazuar nga Eintracht Frankfurt, është blerë nga klubi kuqezi dhe ka nënshkruar një kontratë deri në qershor të vitit 2025.
Rebic ishte një nga surprizat e pakta të mira të kuqezinjve sezonin e kaluar. Kroati luajti 30 ndeshje dhe shënoi 12 gola, duke qenë golashënuesi më i mirë i Milanit.
Sulmuesi do të mbajë veshur numrin 12. (A2 Televizion)