A po përgatit PD padinë për në Kushtetuese për Reformën Territoriale? Përgjigjet Berisha

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2026, 12:53 | Politikë

A po përgatit PD padinë për në Kushtetuese për

Një ditë pasi presidenti Bajram Begaj publikoi dekretimin e hartës së re territoariale me 46 bashki, kreu demokrat Sali Berisha tha se PD do të ndjekë të gjithë hapat ligjorë për kundërshtinë e saj, kur u pyet nga gazetari i A2 CNN Anesti Bajramemaj. Ai akuzoi kreun e shtetit duke e quajtur noter të Ramës.

“Duhen përdorur fjalët ashtu siç janë. Sot Presidenti nuk ekziston, ekziston noteri i Padrinos. Dhe qytetarët po e kuptojnë çdo ditë e më shumë se Haram Begaj është thjesht noteri i Padrinos. Ka një rëndësi të jashtëzakonshme që fjala të thotë të vërtetën, kuptimin që ka. Dhe në qoftë se ai sot quhet noteri, nuk është faji i qytetarëve që e quajnë noter, është akti i shëmtuar i tij që e degradoi në atë shkallë institucionin më të lartë të vendit, Presidencën e Republikës. Po, ne do ta ndjekim me të gjitha modalitetet ligjore. Natyrisht, siç e shihni, Padrino ka sot pushtet dhe më shumë se ç’kishte diktatori i fundit në vitin 1990. Dhe kjo është në vitin 2020, se po të vijmë në vitin 2026 nuk është 90, por është të paktën 96 përqind. Çfarë do të thotë? Do të thotë se institucionet e tjera janë thjesht leva, instrumentet e tij”, tha Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos